AVONET i bashkohet protestës kundër ndotjes në Han të Elezit

14 gusht 2026 | 08:29

Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka bërë të ditur se do t’i bashkohet protestës qytetare që do të mbahet më 14 gusht në Han të Elezit, kundër ndotjes së mjedisit dhe ajrit.

Sipas AVONET-it, protesta do të nisë në orën 14:00 para objektit të Komunës së Hanit të Elezit, ndërsa më pas protestuesit do të marshojnë drejt hyrjes së kompanisë SharrCem.

“Kjo protestë nuk është për politikë. Është një thirrje qytetare për të mbrojtur shëndetin, mjedisin dhe të drejtën e secilit qytetar për të marrë frymë në një ambient të pastër dhe të sigurt”, thuhet në njoftimin e AVONET-it.

Organizata ka shprehur shqetësim të veçantë për, siç ka thënë, djegien e gomave dhe ndotjen e ajrit, duke vlerësuar se këto paraqesin shqetësim serioz për komunitetin.

“Djegia e gomave dhe ndotja e ajrit përbëjnë shqetësim serioz për komunitetin, veçanërisht për fëmijët dhe gjeneratat e ardhshme”, thuhet në reagim.

AVONET ka ftuar qytetarët, organizatat e shoqërisë civile dhe mediat që t’i bashkohen protestës.

“Pa parti. Pa dallime. Vetëm qytetarë të bashkuar për një mjedis më të pastër dhe një të ardhme më të shëndetshme”, ka deklaruar AVONET.

Në thirrjen për protestë janë përdorur edhe mesazhet: “Hani i Elezit nuk është eksperiment!” dhe “Jo pëlqimit mjedisor për SharrCem-in!”

Protesta është paralajmëruar për 14 gusht, në orën 14:00, me nisje para Komunës së Hanit të Elezit dhe marshim drejt hyrjes së SharrCem-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sa herë që bllokohej situata rreth krijimit të institucioneve të…