Incidenti me infermieren, reagon Drejtoria për Shëndetësi: Siguria është e panegociueshme

27 shtator 2026 | 11:08

Një infermiere e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë është sulmuar fizikisht gjatë ushtrimit të detyrës, derisa po ofronte shërbim shëndetësor në shtëpinë e një pacienti në lagjen Kalabria.

Për rastin ka reaguar drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, i cili e ka dënuar sulmin ndaj punonjëses shëndetësore.

“Sulmi ndaj profesionistëve që janë në detyrë për të ndihmuar dhe për t’u kujdesur për qytetarët është i papranueshëm dhe nuk do të tolerohet në asnjë rrethanë. Siguria dhe dinjiteti i tyre janë të panegociueshme”, ka shkruar Gashi.

Sipas tij, rasti është raportuar dhe po trajtohet nga Policia e Kosovës dhe organet kompetente.

Gashi ka bërë të ditur se, pavarësisht rastit, shërbimet shëndetësore në terren do të vazhdojnë normalisht.

“Bëhet fjalë për një rast të izoluar, i cili nuk do të ndikojë në ofrimin e kujdesit shëndetësor. Shërbimet në terren do të vazhdojnë normalisht, pa ndërprerje dhe me të njëjtin përkushtim ndaj çdo qytetari që ka nevojë për kujdes”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka përgëzuar Prokurorinë Speciale, Policinë…