Rama nderon vëllezërit Bytyqi: Kosova u detyrohet përjetësisht luftëtarëve

26 shtator 2026 | 21:19

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë homazhe te varrezat e vëllezërve Bytyqi, të cilët i ka përkujtuar për kontributin dhe sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës.

Në një postim në Facebook, Rama ka thënë se Kosova u detyrohet përjetësisht luftëtarëve të saj përtej Atlantikut dhe diasporës shqiptaro-amerikane, të cilët, sipas tij, iu bashkuan përpjekjes për çlirimin e Kosovës.

“Një diasporë e tërë u bë pjesë e përpjekjes së Kosovës për liri”, ka shkruar Rama.

Ai ka veçuar vëllezërit Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyqi, duke i cilësuar si tre vëllezër shqiptaro-amerikanë që në një moment vendimtar zgjodhën t’i bashkoheshin përpjekjes për lirinë e Kosovës dhe u sakrifikuan për të.

Rama ka bërë homazhe së bashku me kryetarin e Lezhës, Pjerin Ndreu, dhe kryetarin e Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”, Elmi Berisha.

“I përjetshëm kujtimi për ju”, ka shkruar Rama në përfundim të postimit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kompania kosovare “Apetit SH.P.K.” ka fituar një kontratë publike prej…