Sulmohet fizikisht një infermiere gjatë kryerjes së detyrës në Prishtinë

27 shtator 2026 | 09:05

Një infermiere dyshohet se është sulmuar fizikisht gjatë kryerjes së detyrës së saj.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 12:00, kur infermierja, së bashku me ekipin mjekësor, kishte shkuar në shtëpinë e një personi të dyshuar për t’i ofruar tretman mjekësor.

Pas përfundimit të tretmanit, dyshohet se mes infermieres dhe të dyshuarit ka nisur një konflikt verbal, i cili më pas ka eskaluar në sulm fizik ndaj saj.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR/Rr. Pandeli Sotiri, Prishtinë / 26.09.2026 – 12:00. Dyshohet se gjatë kryerjes se detyrës zyrtare si infermiere- viktima femër/kosovare së bashku me ekipin kanë shkuar te shtëpia e të dyshuarit m/k per ti dhëne tretman mjekësor, por  pas tretmanit mjekësor i dyshuari  ka filluar  një konflikt verbal dhe e ka sulmuar fizikisht viktimën. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i cili ka udhëzuar rasti procedohet në procedure te rregullt”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministria i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë medije se ditën…