Hiri i Etna-s paralizon aeroportin e Katanias, anulohen fluturimet deri më 15 gusht

14 gusht 2026 | 08:40

Situata ka nisur të rëndojë edhe mbi sektorin e turizmit, ndërsa vlerësohet se dëmet ekonomike mund të shkojnë nga 12.8 deri në 24 milionë euro.

Aktiviteti i vullkanit Etna vijon të shkaktojë probleme të mëdha në aeroportin “Fontanarossa” të Katanias, ku të gjitha fluturimet mbeten të pezulluara për shkak të pranisë së hirit vullkanik. Autoritetet e aeroportit kanë njoftuar mbylljen e sektorëve ajrorë B3 dhe C1, duke pezulluar mbërritjet deri në orën 02:00 të 15 gushtit. Udhëtarëve u është kërkuar të kontrollojnë paraprakisht statusin e fluturimit me kompaninë ajrore përkatëse.

Kjo është dita e katërt e ndërprerjes së fluturimeve në Fontanarossa gjatë kësaj jave. Situata ka nisur të rëndojë edhe mbi sektorin e turizmit, ndërsa vlerësohet se dëmet ekonomike mund të shkojnë nga 12.8 deri në 24 milionë euro. Numri i lartë i anulimeve dhe vështirësitë për të mbërritur në Siçili po detyrojnë shumë turistë të kërkojnë alternativa transporti.

Një prej këtyre alternativave është marrja me qira e automjeteve, por edhe ky sektor është përfshirë në polemika. Codacons ka njoftuar se do t’i drejtohet Autoritetit Italian të Konkurrencës (Antitrust) për atë që e konsideron si rritje të dyshimtë të çmimeve të makinave me qira në aeroportin e Katanias.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trafiku detar përmes Ngushticës së Hormuzit mbetet nën nivelet mesatare,…