367 shërbime emergjente brenda 24 orëve në QKUK

14 gusht 2026 | 10:09

Brenda 24 orëve janë ofruar 367 shërbime emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës(QKUK).

Sipas njoftimit të QKUK-së, numri më i madh i pacientëve të trajtuar gjatë 24 orëve ka qenë në  Emergjencën internistike.

“Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të trajtuar, 81 raste janë menaxhuar në Reanimim, 121 në Emergjencën Internistike, 62 në Emergjencën Kirurgjike, ndërsa 77 pacientë kanë marrë trajtim në Emergjencën Ortopedike.Në Sallën e Vogël janë trajtuar 26 pacientë, kryesisht për ndërhyrje si qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve”, është thënë në njoftim.

Më tutje është bërë me dije se 32 persona janë lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik.

“Sa i përket lëndimeve dhe rasteve të veçanta, gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 3 raste të intoksikimit (helmimit), 2 persona të përfshirë në përleshje fizike, si dhe 32 persona të lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik. Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar edhe 36 pranime për trajtim të mëtejmë në klinika të ndryshme të QKUK-së”, ka njoftuar QKUK-ja

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka thënë se vendimi që…