I jepet lamtumira e fundit veteranit Sokol Bajrami
14 gusht 2026
| 19:24
Sot, në varrezat e fshatit Molliq, iu dha lamtumira e fundit atdhetarit dhe veteranit të luftës, Sokol Halil Bajrami. Ceremonia mortore u organizua me nderime ushtarake nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), në praninë e familjarëve, bashkëluftëtarëve, qytetarëve të shumtë nga mbarë Kosova, si dhe përfaqësuesve të jetës politike, institucionale dhe fetare.
I ndjeri ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare, duke lënë pas një familje të madhe dhe një trashëgimi të çmuar atdhetarie e përkushtimi ndaj vendit.
Me nderimet ushtarake të FSK-së dhe pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve, Sokol Halil Bajrami u përcoll për në banesën e fundit me respekt e dinjitet, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij në shërbim të atdheut.




