George W. Bush në listën e Forbes: Ish-presidenti amerikan mes 250 ushtarakëve më të suksesshëm të SHBA-ve
Ish-presidenti amerikan George W. Bush është përfshirë në listën e revistës Forbes me 250 ushtarakët më të suksesshëm amerikan.
Lista përfshin ushtarakë që më vonë patën një karrierë të suksesshme në politikë, biznes, art apo fusha të tjera.
George W. Bush shërbeu si pilot i avionëve luftarakë F-102 për një periudhë gjashtëvjeçare, dhe nga shërbimi ushtarak ngjiti shkallët politike për t’u bërë Guvernator i Teksasit e më pas Presidenti i 43-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Bush u bë presidenti i parë amerikan që vizitoi Shqipërinë në vitin 2007. Gjatë vizitës ai u takua me krerët e shtetit dhe foli para trupave ushtarake shqiptare.
George W. Bush shërbeu si president i shteteve të Bashkuara për dy mandate, nga viti 2001 deri në vitin 2009. Ai udhëhoqi kombin në disa prej momenteve të vështira, përfshirë sulmin ndaj kullave binjake.
Lista e Forbes u krijua me rastin e 250 vjetorit të Shteteve të Bashkuara, të cilat festuan përvjetorin e madh në 4 korrik.
Iniciativa Forbes 250 nderon individë, arritjet e të cilëve pas shërbimit ushtarak kanë pasur një ndikim të qëndrueshëm në biznes, sipërmarrje, qeveri, filantropi dhe kulturë.
Ndër emrat më të spikatur janë edhe zëvendëspresidenti actual JD Vance, ish-zëvendëspresidenti Al Gore, aktori Morgan Freeman dhe investitori Warren Buffet.



