Çitaku: Dyert e Kuvendit të mbyllura, Republika po mbahet peng nga Kurti
16 gusht 2026
| 11:47
Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se shteti po mbahet peng nga kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Duke publikuar një fotografi te dyer e mbyllura të sallës kryesore të Kuvendit, deputetja shkroi në “Facebook”: “Dyert e Kuvendit të mbyllura për deputetët e zgjedhur nga qytetarët, fotografia e një Republike që po mbahet peng nga Albin Kurti. 16 gusht 2026!”.



