Pritjet në kufi deri në 40 minuta
16 gusht 2026
| 20:32
Pritjet në disa pika të kalimit kufitar në Kosovë po shkojnë deri në 40 minuta, sipas të dhënave të përditësuara të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Pritjet më të gjata janë regjistruar në dalje nga Kosova:
Dheu i Bardhë: 30–40 minuta
Muçibabë: 20–30 minuta
Merdarë: 10–15 minuta
Ndërkohë, në disa pika të tjera pritjet janë më të shkurtra, ndërsa në Vërmicë kolona në hyrje arrin rreth 40 metra.
Të dhënat janë përditësuar në ora 19:40.



