Lëre, le të flasë flladi fjalën e fundit

16 gusht 2026 | 23:17

Xhevat Xh. Latifi

Edhe një ditë vere po bie mbi kallinj të pjekur,
që lëkunden si flokët tu.

Më pas, një shuplakë dore
prek butë, si puthja, faqen,
e këmbët, deri mbi gjunjë,
humbin në diçka të verdhë,
deri në kofshë.

Verë i thënshin kësaj:
Qit lulet e bardha në ballkon.

Lëre, le të flasë flladi
fjalën e fundit.

Një ditë, gjithçka rreth nesh
do të jetë rekuiem.

Se këndej zogjtë ikin e vijnë,
por mbeten lulet
që e shikuan diellin në sy!

verë, 2026

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një rrëfim i profesor doktor Nuri Bashotës hedh dritë mbi…