Deputetët e PDK-së përsëri para qeverisë, i thonë Kurtit eja në Kuvend
17 gusht 2026
| 08:13
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dalë edhe sot para dyerve të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar mbajtjen e seancës dhe tejkalimin e ngërçit institucional.
PDK i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të shkojë në Kuvend dhe të kontribuojë në rikthimin e funksionimit institucional.
“Edhe sot jemi para Qeverisë: Albin, eja në Kuvend dhe hape rrugën për rikthimin e rendit kushtetues. Mos e mbaj peng shtetin, institucionet dhe interesin e qytetarëve për kalkulimet e tua politike!”, thuhet në reagimin e PDK-së.
PDK ka publikuar edhe fotografi nga tubimi i sotëm.



