Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicën e Veriut

17 gusht 2026 | 11:00

Të dielën rreth orës 15:30, një burrë është gjetur pa shenja jete në Mitrovicën e Veriut.

Sipas Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është duke u trajtuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Autoritetet kanë njoftuar se po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona ka arritur marrëveshjen për transferimin e mesfushorit spanjoll Rodri…