Serwer për krizën politike në Kosovë: Zgjedhjet e reja do të ishin humbje kohe dhe Kosova po humb terren ndërkombëtar

17 gusht 2026 | 18:41

Profesori amerikan Daniel Serwer ka vlerësuar se Kosova ndodhet në një ngërç politik, për shkak të pamundësisë për të siguruar votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit dhe formimin e qeverisë.

Serwer për GazetaBlic ka thënë se do të ishte më e dobishme që presidenti të zgjidhej në Kuvend dhe të formohej një qeveri me mandat të plotë, duke shmangur një palë të katërt zgjedhjesh brenda një periudhe më pak se dyvjeçare.

“Kosova ndodhet në një ngërç politik, situatë kjo që haset edhe në disa sisteme parlamentare, ku mungesa e votave të mjaftueshme në Kuvend pamundëson zgjedhjen e presidentit dhe formimin e një qeverie të re. Megjithatë, vendi ka një qeveri në detyrë, e cila vazhdon të ushtrojë përgjegjësitë institucionale. Megjithatë, do të ishte shumë më e preferueshme që presidenti të zgjidhej në Kuvend dhe të formohej një qeveri me kompetenca të plota, pa u përballur me zgjedhjet e katërta brenda më pak se dy vitesh”, thotë Serwer.

Sipas tij, zgjedhjet e reja do të përbënin humbje kohe, veçanërisht në një periudhë kur Kosova po humb terren në arenën ndërkombëtare.

“Një skenar i tillë do të përbënte, sipas meje, një humbje të konsiderueshme të kohës dhe burimeve, veçanërisht në një periudhë kur Kosova duket se po humb terren në planin ndërkombëtar. Kjo nuk është diçka fatale, por padyshim është një zhvillim i padëshirueshëm”, tha Serwer.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, ka deklaruar se janë plotësuar…