Rama nga Sarajeva: Si Prishtinë, po ndërtojmë ura edhe me qytete e shtete që ende nuk e kanë njohur Kosovën
17 gusht 2026
| 22:34
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, duke thënë se Prishtina po ndërton ura bashkëpunimi edhe me qytete dhe shtete që ende nuk e kanë njohur Kosovën.
Rama, përmes një postimi, tha se dialogu dhe interesat e përbashkëta janë mënyra më e mirë për t’i hapur Kosovës mundësi dhe dyer të reja në rajon.
Postimi i plotë:
Në Sarajevë u zotuam për më shumë bashkëpunim rajonal. Si Prishtinë, po ndërtojmë ura edhe me qytete e shtete që ende nuk e kanë njohur Kosovën.
Sepse bashkëpunimi, dialogu dhe interesat e përbashkëta janë mënyra më e mirë për për t’i hapur Kosovës dyer të reja në rajon.



