Muriqi luan 80 minuta, Fenerbahçe dhe Lyoni ndahen baras – gjithçka vendoset në ndeshjen e kthimit
18 gusht 2026
| 23:17
Ka përfunduar ndeshja e play-offit të Ligës së Kampionëve mes Fenerbahçes dhe Lyonit.
Në Stamboll, nuk arritën më shumë se një barazim 1-1 duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit pas një jave.
Plot 80 minuta luajti edhe ylli jonë, Vedat Muriqi i cili u aktivizua sonte nga minuta e parë.
Golat e ndeshjes u realizuan nga Lois Openda për Lyonin, ndërsa më pas ishte Mason Greenwood ai që barazoi për gjigantët turk.
Kujtojmë se ndeshja e kthimit luhet javën e ardhshme, në “Groupama Arena” të Lyonit.



