Zemaj: Kurti po kërkon president me vlera, por një i tillë nuk do ta lejonte “një Albin të tillë”

18 gusht 2026 | 23:38

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Armend Zemaj, ka reaguar përmes një postimi lidhur me deklarimet e Albin Kurtit për kërkimin e një presidenti me vlera, kontribute dhe merita.

Sipas deputetit të LDK-së, një figurë e tillë presidenciale nuk do të toleronte veprimet e Kurtit.

“Albin Kurti duke kërkuar një president me vlera, kontribute dhe merita!!!! Qysh po i bie kjo tash, derisa vendi po mbahet pa institucione funksionale dhe në mospërputhje me Kushtetutën. Një president i tillë, në fakt, nuk do ta lejonte një Albin të tillë,“ ka shkruar Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komentatori politik dhe publicisti Halil Matoshi ka hedhur dyshime mbi…