Katër fshatra mbesin pa linjë të autobusëve drejt Prishtinës

19 gusht 2026 | 08:25

Banorët e Grabovcit, Harilaqit, Hencës dhe Miradi së Epërme nga sot do të përballen me ndërprerjen e përkohshme të linjave të autobusëve që i lidhin këto fshatra me Prishtinën.

Sipas njoftimit, nga 19 gushti 2026 transporti në këto linja do të pezullohet për shkak të vështirësive të mëdha financiare dhe pamundësisë për të përballuar shpenzimet e karburantit dhe kostot e tjera operative.

Ndërprerja prek linjat:

Grabovc – Prishtinë – Grabovc

Harilaq– Prishtinë – Harilaq

Hencë – Prishtinë – Hencë

Miradi e Epërme – Prishtinë – Miradi e Epërme

Ky vendim pritet t’ua vështirësojë lëvizjen e përditshme banorëve të këtyre lokaliteteve, veçanërisht atyre që udhëtojnë drejt Prishtinës për punë, shkollim dhe shërbime të tjera.

Në njoftim bëhet e ditur se janë kërkuar zgjidhje nga institucionet kompetente për vazhdimin e shërbimit, ndërsa është shprehur shpresë që transporti të rikthehet sa më shpejt.

Pezullimi do të jetë i përkohshëm, por ende nuk është bërë e ditur se kur do të rikthehen linjat në funksion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Indonezia ka përjetuar aktivitet të vazhdueshëm intensiv sizmik që nga…