Çka po do Albin Kurti? Pse po e shtyn vendin vazhdimisht drejt zgjedhjeve?

19 gusht 2026 | 11:39

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me ngërçin institucional në vend, duke kritikuar partinë fituese dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Bajrami ka thënë se Kosova rrezikon të shkojë sërish në zgjedhje, pasi, sipas saj, Kuvendi nuk po konstituohet pa një marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit.

Ajo ka kritikuar arsyetimet për moskonstituimin e Kuvendit, duke i cilësuar si “banale”, ndërsa ka thënë se ato po e mbajnë Kosovën pa institucione legjitime që nga dhjetori i vitit 2024.

“Që tri herë zgjedhje, për të shkuar prapë në zgjedhje. Pse? Nga ‘s’bën qerrja para kalit’, deri te ‘nuk e konstituojmë Kuvendin pa marrëveshje politike, sepse nëse e bëjmë vendi shkon në zgjedhje’ – janë arsyetimet me banale të cilat nga dhjetori i vitit 2024 po e mbajnë Kosovën pa institucione legjitime. E derisa kjo sagë vazhdon dhe tolerohet, nuk ka pothuajse asnjë sferë të jetës në Kosovë që nuk ka degraduar, asnjë të vetme. Tash thonë: ‘nuk e konstituojmë Kuvendin pa marrëveshje për Presidentin, sepse nëse s’ka marrëveshje, vendi shkon në zgjedhje’. Po nëse nuk e konstituoni Kuvendin, vendi prapë shkon në zgjedhje. Atëherë, çfarë po përpiqeni të shmangni? Prandaj, sot secili qytetar i Kosovës ka të drejtë të pyesë: Çka po don Albin Kurti? Pse po e shtyn vendin vazhdimisht drejt zgjedhjeve? Kujt i shërben një Kosovë pa Kuvend funksional dhe pa institucione legjitime? Që tri herë po shkojmë në zgjedhje, për të përfunduar përsëri në zgjedhje. Pse?”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, është deklaruar sërish lidhur me…