E gjuajti Kurtin me vezë, Kadrijaj: Aksion spontan dhe simbolik për respektimin e Kushtetutës nga ky njeri
19 gusht 2026
| 11:37
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, është deklaruar sërish lidhur me rastin kur e ka gjuajtur me vezë liderin e LV-së, Albin Kurti.
Kadrijaj ka thënë se veprimi i saj ka qenë spontan dhe simbolik, duke mohuar se ka pasur ndonjë skenar apo organizim paraprak.
“Aksioni im ka qenë krejt spontan. Nëse do të kishte ndodhur konstituimi i Kuvendit, nuk do të kishte pasur gjuajtje me vezë, nuk do të kishte pasur skenar tjetër apo organizim tjetër. Ky është manipulim i radhës së LV-së”, ka deklaruar Kadrijaj në një konferencë për medie.
Ajo ka theksuar se përmes këtij veprimi ka synuar të kërkojë respektimin e Kushtetutës së Kosovës.
“Unë kam ndërmarrë një aksion simbolik që ky njeri ta respektojë Kushtetutën e Kosovës”, është shprehur Kadrijaj.



