Ibrahim Gashi: Topi është te partia fituese, të gjitha justifikimet për moskonstituimin e Kuvendit janë të paqëndrueshme

19 gusht 2026 | 11:32

Profesori universitar Ibrahim Gashi ka reaguar në lidhje me ngjarjet politike në vend.

Ai ka thënë se pas zgjedhjeve të fundit, Kosova po përballet sërish me një ngërç institucional.

Gashi ka shkruar në “Facebook” se partia fituese ka përgjegjësinë ta udhëheqë procesin, por kërkimi i një marrëveshje me opozitën për zgjedhjen e presidentit pa u bërë më parë hapi i parë, konstituimi i Kuvendit, nuk është qasja e duhur.

“Marrëveshja politike ka kuptim në fazën e formimit të Qeverisë, sepse aty bëhet fjalë për bashkëpunim dhe ndarje të përgjegjësive të pushtetit. Duke qenë se vendi së shpejti do të përballet edhe me zgjedhjen e presidentit, atëherë një marrëveshje e tillë duhet të ndërtohet me atë parti opozitare që ka numrat e nevojshëm për ta bërë të mundur zgjedhjen e presidentit”, ka shkruar Gashi.

Ai ka thënë se rruga duhet të jetë e qartë. “Konstituimi i Kuvendit – formimi i Qeverisë përmes një marrëveshje politike për stabilitetin institucional, përfshirë edhe zgjedhjen e presidentin. Rezultati zgjedhor duhet respektuar, por 53 deputetë nuk mjaftojnë për të qeverisur pa partnerë. Kjo nuk e zbeh fitoren e partisë së parë; përkundrazi, e vendos atë përballë përgjegjësisë për të ndërtuar kompromisin e nevojshëm. Kosova nuk ka nevojë për marrëveshje të improvizuara për poste. Ka nevojë për një marrëveshje politike që zhbllokon institucionet dhe garanton stabilitetin e shtetit. Këtë ende nuk po e shohim. Aktualisht topi është tek partia fituese nëse ajo nuk lëviz me konstituimin e parlamentit. Të gjitha justifikimet e saj janë të paqëndrueshme dhe përgjegjësia bie mbi të. Sigurisht në fazën e zgjedhjes së presidentit përgjegjësia mund të bie edhe mbi partitë tjera, por jo këtë fazë”, ka shkruar Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka reaguar lidhur me protestat…