Hoxha: LV-ja e ka heshtur Kuvendin dhe kështu po e hesht edhe popullin

19 gusht 2026 | 11:28

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka reaguar lidhur me protestat e vazhdueshme të kësaj partie para Kuvendit dhe Qeverisë, duke kërkuar mbajtjen e seancës konstituive.

Hoxha ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka heshtur Kuvendin dhe, sipas saj, përmes kësaj po e hesht edhe zërin e qytetarëve.

Ajo ka ngritur shqetësime edhe për gjendjen e prodhuesve vendorë, duke përmendur qumështarët dhe prodhuesit e grurit.

Hoxha ka deklaruar se qumështarëve, në rast se prodhojnë më shumë qumësht, u mbetet produkti në stok dhe nuk arrijnë ta shesin. Ndërsa për prodhuesit e grurit ka thënë se para disa vitesh e kanë shitur grurin me 35 centë, kurse aktualisht çmimi është 17 centë për prodhuesit vendorë, ndërsa kostoja e prodhimit është rritur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka ngritur shqetësime për, siç…