Votohet Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Specialen me 91 vota
05 tetor 2026
| 11:07
Në seancën e sotme të Kuvendit është votuar në lexim të parë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Ky projektligj u votua me 91 vota.
Projektligji duhet të kalojë edhe në lexim të dytë për t’u miratuar përfundimisht.



