Hamiti: S’e kam dëgjuar ndonjë zyrtar të LV-së të jetë shprehur kundër shkeljes së Kushtetutës

19 gusht 2026 | 11:58

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke vlerësuar se nuk ka dëgjuar ndonjë prej tyre të jetë shprehur kundër shkeljeve të Kushtetutës së Kosovës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Hamiti ka deklaruar se zyrtarët e LV-së heshtin për shkeljet, përderisa ato, sipas tij, bëhen nga Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij.

Ai ka rikujtuar gjithashtu deklaratat e Kurtit gjatë kohës sa ishte në opozitë, kur i kishte quajtur “superkriminelë” ata që shkelnin Kushtetutën.

“Mbasi s’ka sanksione institucionale për shkelësit e Kushtetutës së Kosovës, këta që lideri i VV-së Albin Kurti kur ishte në opozitë i quante ‘superkriminelë’, ka gjykatë të opinionit publik”, ka shkruar Hamiti.

Ai ka vlerësuar se qytetarët mund t’i ndëshkojnë përmes votës ata që shkelin Kushtetutën dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese.

“S’e kam dëgjuar ndonjë zyrtar apo anëtar të LV-së të jetë shprehur kundër shkeljes së Kushtetutës së Kosovës apo të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese për sa kohë që shkeljet i bëjnë Albin Kurti me të vetët”, ka shkruar Hamiti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një aktivitet simbolik të organizuar me rastin e 80-vjetorit…