‘Ky nuk është niveli i Real Madridit’, Mourinho kritikon vendimin e Rodrit

19 gusht 2026 | 12:02

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka komentuar vendimin e mesfushorit spanjoll Rodri për të vazhduar karrierën te Barcelona, pavarësisht interesimit të klubit madrilen.

Mourinho ka deklaruar se Real Madridi i kishte bërë Rodrit një ofertë të mirë, por hezitimi i lojtarit e kishte bërë edhe klubin të dyshonte për transferimin.

“Për mua, Rodri është një lojtar i shkëlqyer, por Real Madridi është një nivel dhe shkallë krejtësisht tjetër. Te Real Madridi, nuk mund të ketë lojtarë që mendojnë dy herë. Kjo është filozofia jonë”, ka deklaruar Mourinho.

Megjithatë, ai ka vlerësuar profesionalizmin e Rodrit dhe i ka uruar sukses në vazhdim të karrierës.

Rodri, pas shtatë sezonesh te Manchester City, ka përfunduar transferimin te Barcelona. Sipas Transfermarkt, vlera e tij e tregut është 110 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
55 raste të të shtënave festive janë raportuar në Kosovë…