Arsenali rikthehet fuqishëm për Yildizin, mund të ofrojë 100 milionë euro
Arsenali është rikthyer në garë për sulmuesin e Juventusit, Kenan Yildiz, pasi ka marrë përgjigje negative për Julian Alvarez.
Sipas “Tuttosport”, talenti turk është një nga alternativat kryesore të “Topçinjve”, të cilët mund të ofrojnë rreth 100 milionë euro për transferimin e tij.
Megjithatë, Juventusi nuk dëshiron ta shesë Yildizin, të cilin e konsideron një nga asetet kryesore të projektit të klubit. Turku ka rinovuar kontratën deri në vitin 2030 dhe shihet si një prej lojtarëve mbi të cilët klubi dëshiron të ndërtojë të ardhmen.
Yildiz pëlqehet veçanërisht nga trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i cili e konsideron atë një profil ideal për skuadrën londineze.
Pavarësisht interesimit dhe një oferte të mundshme prej 100 milionë eurosh, qëndrimi i Juventusit mbetet i qartë: Kenan Yildiz nuk është në shitje.



