Joao Pedro rinovon kontratën me Chelsean deri në vitin 2032
19 gusht 2026
| 12:56
Joao Pedro ka firmosur kontratë të re me Chelsean, duke u lidhur me klubin londinez deri në qershor të vitit 2032.
Marrëveshja e re mes palëve është finalizuar, ndërsa dokumentet janë miratuar dhe futbollisti brazilian ka vendosur firmën në kontratën e re në Londër.
Sipas raportimeve, Joao Pedro do të përfitojë edhe rritje të pagës si pjesë e marrëveshjes së re.
Kontrata e re do ta mbajë brazilianin në “Stamford Bridge” edhe për gjashtë vite të tjera, duke e bërë atë pjesë të planeve afatgjata të klubit.
Joao Pedro pritet të vazhdojë të ketë rol të rëndësishëm në skuadrën londineze, e cila synon të ndërtojë një ekip konkurrues për sezonet e ardhshme.
Kështu, braziliani do të mbetet pjesë e Chelseat deri në verën e vitit 2032.



