Al Hilali këmbëngul për Watkinsin, në tavolinë oferta prej 45 milionë eurosh
19 gusht 2026
| 13:11
Al Hilal ka bërë një tjetër hap konkret për transferimin e Ollie Watkins nga Aston Villa.
Klubi saudit ka paraqitur një ofertë zyrtare prej 45 milionë eurosh, e cila përfshin edhe bonuse.
Aston Villa ka refuzuar tashmë dy oferta të mëparshme nga Al Hilal, por negociatat mes dy klubeve vazhdojnë.
Watkins raportohet se është i hapur për një transferim në Arabinë Saudite, ndërsa vendimi përfundimtar i takon klubit anglez.
Sulmuesi anglez është një nga lojtarët kryesorë të Aston Villas dhe ka kontratë me klubin deri në vitin 2028.
Al Hilal po kërkon të përforcojë repartin ofensiv dhe tashmë e ka vendosur Watkins në krye të listës së objektivave të merkatos.



