Manchester City nis ofensivën për Mac Allister
Manchester City po shqyrton një lëvizje të bujshme për mesfushorin e Liverpoolit, Alexis Mac Allister.
Sipas “The Guardian”, ish-kampionët anglezë mund të paraqesin një ofertë për argjentinasin në ditët e ardhshme, pasi e shohin atë si një nga alternativat për të zëvendësuar Rodrin, i cili po transferohet te Barcelona.
Një transferim i tillë do të ishte spektakolar, pasi City do të tentonte të merrte një nga lojtarët kryesorë të një rivali direkt në Premier League dhe Champions League.
Mac Allister iu bashkua Liverpoolit nga Brighton në vitin 2023 dhe është shndërruar në një prej liderëve të mesfushës së skuadrës.
Liverpooli pritet të kërkojë rreth 85 milionë euro për kartonin e tij.
Megjithatë, një transferim i tillë mes dy rivalëve të mëdhenj të Premier League pritet të jetë jashtëzakonisht i vështirë për t’u realizuar.



