PDK bllokon sërish hyrjen e qeverisë, i bashkohet Aleanca dhe asamblistët e Vushtrrisë

20 gusht 2026 | 08:13

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë vazhduar edhe të enjten aksionin e tyre duke bllokuar hyrjen e Qeverisë së Kosovës, në shenjë proteste ndaj mos-thirrjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.

Aksionit të PDK-së këtë të enjte i janë bashkuar edhe deputetë të Aleancës, si dhe asamblistë të PDK-së nga Komuna e Vushtrrisë.

PDK-ja prej disa ditësh po zhvillon aksione para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar që të thirret vazhdimi i seancës konstituive dhe të zhbllokohet procesi i konstituimit të Kuvendit.

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar vazhdimisht nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, që të thërrasë vazhdimin e seancës, ndërsa ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për bllokim të institucioneve.

Ndërkohë, edhe Aleanca ka kundërshtuar zvarritjen e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe ka kërkuar kthimin e vendit në funksionalitet institucional.

 

 

Statistikat e qershorit: Mbi 2 mijë e 600 lindje dhe 1 mijë e 279 kurorëzime në Kosovë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka…