Kadrijaj: Askush nuk është mbi ligjin, as Albin Kurti, i cili po mendon se është shefi

20 gusht 2026 | 11:15

Deputetët e Aleancës i janë bashkuar aksionit të PDK-së para objektit të Qeverisë së Kosovës, në shenjë proteste ndaj bllokadës institucionale dhe mosvazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka thënë se kërkesa e tyre është respektimi i Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“E gjithë ajo që po kërkojmë është të respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili e ka përcaktuar qartë periudhën kohore brenda së cilës duhet të konstituohet Kuvendi dhe të bëhet zgjedhja e presidentit. Pikërisht për këtë arsye kërkojmë që të respektohet ligji. Askush nuk është mbi ligjin dhe mbi ligjin nuk është as Albin Kurti, i cili po mendon se është njëfarë shefi dhe mund ta interpretojë ligjin e Kushtetutën ashtu siç dëshiron vetë”, ka deklaruar Kadrijaj.

Ajo ka thënë se institucionet duhet të funksionojnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maribori është klubi i vetëm slloven që ka luajtur në…