Gjendja shëndetësore e Musialës alarmon edhe Uli Hoeness: Të gjithë jemi pa fjalë

20 gusht 2026 | 12:04

Presidenti i nderit i Bayern Munich, Uli Hoeness, ka folur për gjendjen e Jamal Musialës, i cili është rrëzuar dy herë brenda tri ditësh gjatë ndeshjeve miqësore parasezonale.

Hoeness ka thënë se situata është veçanërisht e rëndë për vetë futbollistin, duke i ofruar atij mbështetjen e plotë.

“Është një tragjedi, veçanërisht për Jamal Musialën. I ofroj mbështetjen time të pakushtëzuar”, ka deklaruar Hoeness për transmetuesin gjerman RTL.

23-vjeçari gjerman ka shpjeguar se episodet e humbjes së shkurtër dhe të përkohshme të vetëdijes lidhen me një mosfunksionim neurologjik dhe se ato janë të trajtueshme.

Hoeness ka bërë të ditur se në Bayern Munich kanë qenë të informuar për problemin e Musialës prej një kohe të gjatë.

“Ne kemi qenë të vetëdijshëm për problemin për një kohë të gjatë”, ka thënë Hoeness.

Sipas tij, neurologët që po e trajtojnë Musialën nuk kanë konstatuar kundërindikacione për vazhdimin e aktiviteteve sportive në nivelin më të lartë.

“Fundjavën e kaluar, pas incidentit fillestar, u konsultuam shpejt dhe u vendos që Jamal të merrte mbështetje të pakushtëzuar në të gjitha nivelet. E di që ai tashmë po merr përsëri trajtim mjekësor”, ka deklaruar Hoeness.

Presidenti i nderit i Bayern Munich ka pranuar se situata ka qenë e papritur edhe për klubin.

“Ky është kryesisht një problem për Jamalin, por edhe një problem afatmesëm për Bayernin. Jemi të gjithë pa fjalë; nuk ishim të përgatitur për këtë. Do të duhet të mësojmë se si ta menaxhojmë situatën”, ka deklaruar Hoeness.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka publikuar një…