SHIQK alarmon: Qumështi vendor po zëvendësohet nga importi

20 gusht 2026 | 13:54

Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës (SHIQK) ka ngritur shqetësimin për gjendjen e sektorit vendor të qumështit, duke paralajmëruar se rritja e importeve dhe konkurrenca e çmimeve mund të dëmtojnë seriozisht fermerët dhe përpunuesit kosovarë.

Në një njoftim publik, SHIQK thekson se sektori i qumështit është ndërtuar ndër vite përmes investimeve private, subvencioneve publike dhe punës së mijëra fermerëve e përpunuesve.

“Pikërisht në momentin kur ky sektor kishte arritur një nivel ku mund të konkurronte më seriozisht me importin, u përballëm me një valë dezinformatash, interpretime të paqarta dhe masa që goditën rëndë prodhuesin vendor”, thuhet në reagimin e shoqatës.

Sipas SHIQK-së, ndikimi i kësaj situate është duke u reflektuar edhe në treg, ku produktet vendore po humbin hapësirë përballë produkteve të importuara. “Rezultati sot shihet qartë në raftet e marketeve: produktet kosovare zvogëlohen, ndërsa hapësira e tyre po zëvendësohet gjithnjë e më shumë nga importi”, thuhet në njoftim.

Shoqata e Industrisë së Qumështit e konsideron veçanërisht shqetësues faktin se një litër qumësht i importuar mund të shitet në pakicë për 0.49 euro, ndërsa prodhuesit vendorë përballen me kosto të grumbullimit dhe përpunimit të qumështit të freskët. “Po bëhet më lirë ta blesh qumështin e gatshëm në supermarket sesa ta grumbullosh nga fermeri vendor”, paralajmëron SHIQK.

Sipas saj, situata nuk paraqet vetëm problem të konkurrencës mes kompanive, por prek drejtpërdrejt fermerët, industrinë përpunuese, vendet e punës dhe sigurinë ushqimore të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teuta e Durrësit ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për…