Humb jetën edhe një punëtor i KEK-ut
Arbenit Ahmeti, punëtor në Korporaten Energjetike të Kosovës(KEK), ka humbur jetën sot gjatë kryerjes së orarit të punës.
Sipas një njoftimi të KEK-ut gjatë angazhimit në transportin dhe zhvendosjen e kabllove 6 kV, ai ka rënë në kontakt me tensionin elektrik dhe ka pësuar lëndime të rënda.
Lidhur me rastin KEK -u ka thënë se punonjësi është dërguar për trajtim mjekësor por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.
“Menjëherë pas ngjarjes janë ndërmarrë veprimet emergjente dhe punonjësi është dërguar për trajtim mjekësor në Ambulancën e Obiliqit. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, fatkeqësisht ai nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të marra”, ka njoftuar KEK-u.
Ditë më parë edhe një punëtor ka humbur jetën në vendin e tij të punës në KEK. Bëhet fjalë për Haxhi Gojnovcin.



