Dortmundi kthen interesimin për Fisnik Asllanin

20 gusht 2026 | 14:41

Sipas burimeve të gazetës së madhe gjermane, “Bild”, sulmuesi i Hoffenheimit Fisnik Asllani, është ende pjesë e planeve të Dortmundit. Në rrethana të caktuara, transferimi mund të realizohet në ditët e fundit të afatit kalimtar.

Në Gjermani afati kalimtar veror përfundon më 1 shtator në ora 20:00.

Asllanit i dështoi në momentet e fundit transferimi te Leipzigu. Ai është kthyer në stërvitje te Hoffenheimi dhe fillimisht pritej të qëndronte në këtë skuadër. Por “Bild” tashmë ka aktualizuar kalimin eventual të yllit të Kosovës te klubi i madh gjerman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Volejbollistët e Kosovës janë paraqitur në ndeshjen e parë të…