Chelsea sërish pa sponsor në fanellë, zbulohet arsyeja e pazakontë

20 gusht 2026 | 15:05

Chelsea po përgatitet të nisë edhe një sezon tjetër pa sponsor në pjesën e përparme të fanellës, duke e bërë këtë për të tretin vit radhazi.

Ish-drejtuesi i aktiviteteve globale të marketingut te Chelsea, Christian Purslow, ka folur për këtë situatë të pazakontë, duke theksuar se problemi nuk qëndron te mungesa e kompanive të interesuara për të bashkëpunuar me klubin londinez.

“Është intriguese dhe, të jem plotësisht i sinqertë, e pabesueshme që Chelsea po nis një tjetër sezon pa sponsor kryesor në fanellë”, deklaroi Purslow.

Sipas tij, arsyeja lidhet me qëndrimin e pronarëve të klubit, të cilët nuk dëshirojnë të pranojnë një marrëveshje që, sipas tyre, nuk e pasqyron vlerën reale të hapësirës reklamuese në fanellën e Chelseat.

“Jo sepse nuk ka marka që duan të jenë në fanellën e Chelseat, por sepse kjo pronësi ka një qëndrim të çuditshëm. Ata preferojnë të mos kenë fare sponsor sesa të pranojnë një shumë që mendojnë se nuk e pasqyron vlerën e vërtetë të fanellës”, shtoi Purslow.

Chelsea nuk do të ketë, kështu, një sponsor në pjesën e përparme të fanellës edhe gjatë këtij sezoni.

Megjithatë, klubi mbetet i hapur për një marrëveshje gjatë sezonit, nëse paraqitet një ofertë që përputhet me vlerësimin financiar të drejtuesve.

Situata është bërë veçanërisht e pazakontë për një klub të përmasave të Chelseat, duke pasur parasysh vlerën e madhe komerciale që zakonisht kanë hapësirat reklamuese në fanellat e skuadrave elitare. /Telegrafi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (ASHI), në bashkëpunim me Agjencinë…