Digjitalizohen shkollat e Komunës së Rahovecit

20 gusht 2026 | 15:48

Në kuadër të projektit për digjitalizimin e shkollave, Drejtoria Komunale e Arsimit ka filluar vendosjen e tabelave digjitale në institucionet arsimore të komunës sonë.

Tashme ka përfunduar vendosja e 14 tabelave digjitale, ndërsa deri në përfundim të projektit planifikohet të vendosen gjithsej 135 tabela digjitale në shkollat e Komunës së Rahovecit.

Komuna e Rahovecit ka njoftuar se ky projekt synon të avancojë procesin mësimor, të mundësojë mësimdhënie më cilësore dhe më bashkëkohore, si dhe të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e kompetencave dhe shkathtësive të nxënësve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili-Ahmeti, ka kritikuar Qeverinë e Albin…