Intervista e Thaçit, reagon Bedri Hamza: Edhe nga Haga, flet me krenarinë e luftës sonë çlirimtare dhe me besimin e palëkundur në drejtësi

20 gusht 2026 | 21:12

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas intervistës së ish-presidentit Hashim Thaçi nga Haga, duke e cilësuar atë si një figurë që ka shënuar një epokë në historinë e Kosovës, raporton GazetaBlic.

Hamza ka shprehur mbështetje për Thaçin dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së, duke thënë se ata priten të kthehen në Prishtinë më 16 shtator.

“Ty dhe shokët e tu ju presim më 16 shtator në Prishtinë, si çlirimtarë, bashkë me mbi një milion shqiptarë që presin kthimin tuaj në atdhe”, ka shkruar Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në intervistën e tij në…