Endrit Thaçi publikon foto të gjyshes duke ndjekur intervistën e Hashim Thaçit

21 gusht 2026 | 08:12

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të gjyshes së tij, duke e ndjekur në televizion intervistën e Thaçit nga Haga.

Në fotografi, nëna e Hashim Thaçit shihet e ulur para televizorit, duke ndjekur me vëmendje intervistën e ish-presidentit, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë.

Krahas fotografisë, Endrit Thaçi ka shkruar një mesazh emocional, duke theksuar lidhjen mes nënës dhe djalit.

“Asnjë derë burgu nuk mund ta ndajë një nënë prej djalit të saj. Por, asnjë ekran nuk e zëvendëson as përqafimin mes tyre”, ka shkruar ai.

Në një tjetër postim mbi fotografi, Endrit ka shtuar: “Gjyshja po të pret çdo ditë, BAB. I kemi premtuar se do të vish pas 16 shtatorit. Edhe pak, edhe pak.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vdekjes së…