Inspektorati i Punës ndalon punimet në 12 vendpunishte

21 gusht 2026 | 11:13

Inspektorati Qendror i Punës (IQP) ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të punimeve në 12 vendpunishte në komunat e Skenderajt, Mitrovicës, Vushtrrisë, Prizrenit dhe Ferizajt, pas konstatimit të shkeljeve të rënda të rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas njoftimit të IQP-së, gjatë kontrolleve në terren janë evidentuar parregullsi që paraqisnin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëtorëve.

Për këtë arsye, inspektorët kanë urdhëruar ndërprerjen e menjëhershme të punimeve në këto vendpunishte, deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

“Këto masa synojnë parandalimin e aksidenteve në vendin e punës dhe garantimin e sigurisë së punëtorëve”, ka njoftuar IQP-ja.

Rifillimi i punimeve do të lejohet vetëm pasi inspektorët të konstatojnë se janë përmbushur kërkesat ligjore dhe standardet e nevojshme të sigurisë.

Inspektorati Qendror i Punës (IQP) ka bërë me dije se kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë territorin e Kosovës, duke paralajmëruar se nuk do të tolerohen shkeljet që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e punëtorëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u bazuar në nenin 7 të Udhëzimin Administrativ (MMPHI)…