Gonçalo Ramos: Nuk hezitova asnjë sekondë, doja të isha te Milani
21 gusht 2026
| 12:02
Gonçalo Ramos ka folur me entuziazëm për transferimin e tij te Milani, duke theksuar se vendimi për t’iu bashkuar klubit italian ishte i qartë që në momentin e parë.
Sulmuesi portugez ka zbuluar se sapo mësoi për mundësinë e transferimit te Milani, nuk pati asnjë dilemë dhe e konsideroi menjëherë si zgjedhjen e duhur.
“Kur mësova se ekzistonte mundësia të vija këtu, nuk hezitova asnjë sekondë. Ishte zgjedhja e duhur!”, ka thënë Ramos.
Ramos është një nga përforcimet kryesore të Milanit në këtë sezon dhe synon të japë kontribut të rëndësishëm në repartin ofensiv.
Sulmuesi portugez shpreson që me klubin e ri të zhvillojë një sezon pozitiv dhe të ndihmojë Milanin të arrijë objektivat e vendosura.



