Licencohet grupi i dytë i arbitrave
22 gusht 2026
| 11:52
Oda Ekonomike e Kosovës ka licencuar grupin e dytë të arbitrave, duke kontribuar në forcimin e mekanizmave profesionalë për zgjidhjen e shpejtë dhe efikase të kontesteve në mes të bizneseve.
Kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, theksoi rëndësinë e ushtrimit të profesionit të arbitrit me integritet, profesionalizëm dhe përgjegjësi të lartë.
Arbitrazhi u mundëson bizneseve që kontestet e tyre t’i zgjidhin në një kohë më të shkurtër dhe me kosto më të ulët, duke krijuar më shumë siguri juridike dhe lehtësuar të bërit biznes.
OEK mbetet e përkushtuar që t’i ofrojë komunitetit të biznesit dhe Kosovës një ambient sa më të favorshëm, të sigurt dhe efikas për të bërë biznes.



