Këta janë shtetasit e Kosovës, të arrestuar për 80 kg drogë në Shqipëri

22 gusht 2026 | 22:18

Policia e Shqipërisë sot njoftoi ndërmarrjen e një aksioni madhor anti-drogë, që rezultoi me prangosjen e tre të dyshuarve, shtetas të Kosovës. Lënda dyshohet se ishte siguruar në Kanada, teksa po transportohej drejt Shqipërisë dhe Kosovës.

Burime pohojnë se një nga tre të arrestuarit është zyrtari komunal në Gjakovë, Besfort Jaka. 40-vjeçari ishte rehatuar së fundmi me pozitë në Drejtorinë e Shërbimeve Publike. Në pranga përfundoi edhe 32-vjeçari Taulant Duraku, bashkë me L.G., 26 vjeç.

Si rezultat i veprimeve hetimore intensive dhe të koordinuara, u bë i mundur dokumentimi i një skeme të dyshuar të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ku u sekuestruan në Portin e Durrësit 127 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e njohur në treg me emërtimin “Gelato”, me peshë totale rreth 80 kilogramë dhe me përmbajtje të lartë THC.

Sipas policisë, vlera e lëndës ishte afro 1 milion euro. Raporti bëri te ditur se nga aksioni u sekuestruan po ashtu 3 automjete, 5 celularë dhe rreth 11 mijë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicë ku një…