Çiklisti Albion Kastrati renditet në top 20 në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

23 gusht 2026 | 09:08

Çiklisti nga Kosova Albion Kastrati ka përmbyllur paraqitjen në disiplinën e kronometrit individual në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke u renditur mes 20 më të mirëve.

Në një konkurrencë të fortë ndërkombëtare, Kastrati zuri vendin e 20-të, duke regjistruar një rezultat të rëndësishëm për paraqitjet e ardhshme në arenën ndërkombëtare.

Federata e Çiklizmit e Kosovës ka bërë të ditur se garuesit kosovarë do të rikthehen në shteg të hënën, kur do të zhvillohet gara e rrugës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar në platformën Truth Social…