Mërgimtari paraqitet nga kufiri Serbi – Kroaci: Kemi mbet pa ujë e pa ushqime që 9 orë

23 gusht 2026 | 09:14

Një numër i madh mërgimtarësh nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kraocisë, duke pritur tërë natën për të vazhduar udhëtimin.

Sipas udhëtarëve që ndodhen në vendngjarje, kolonat janë të gjata dhe pritjet po zgjasin me orë të tëra.

Një mërgimtar në një përgjigje për IndeksOnline ka thënë se ka mbi 9 orë që janë duke pritur në kufirin Serbi – Kraci.

Ai thotë se kanë mbetur pa ujë e ushqime pasi në vendin ku janë nuk ka markete për t’u furnizuar.

“Kemi mbi 9 orë që jemi bllokuar në kufirin Serbi – Kraci. Kemi mbet pa ujë e ushqime. Presim nga autoritetet e Kosovës që të bëjnë një zgjidhje të kësaj situatë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar përditësoi sot të dhënat e…