Tërmet i fuqishëm godet Japoninë, 37 persona të lënduar
23 gusht 2026
| 10:58
Një tërmet me magnitudë 5.9 ballë ka goditur Japoninë lindore, përfshirë zonën e Tokios, të dielën në mëngjes.
Sipas autoriteteve, të paktën 37 persona janë lënduar, shumica e tyre kanë pësuar lëndime të lehta pasi janë rrëzuar ose janë përplasur me gjatë lëkundjeve, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.
Epiqendra ishte në prefekturën Ibaraki, në një thellësi prej rreth 70 kilometrash. Tërmeti shkaktoi edhe vonesa në disa linja trenash, ndërsa nuk kishte rrezik për cunami.
Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të jenë të kujdesshëm për rreth një javë, për shkak të mundësisë së lëkundjeve të tjera.



