Manchester City është pranë finalizimit të transferimit të Bouaddit
Manchester City është pranë finalizimit të transferimit të mesfushorit të Lille, Ayyoub Bouaddi, me marrëveshjen që pritet të përfundojë gjatë ditëve të ardhshme, raporton Manchester Evening News.
Negociatat mes dy klubeve kanë zgjatur më shumë nga sa ishte parashikuar fillimisht, pasi City dhe Lille ende nuk kanë arritur një marrëveshje përfundimtare.
Megjithatë, drejtuesit e klubit anglez kanë ruajtur qetësinë gjatë gjithë procesit, edhe për faktin se aktualisht Manchester City është skuadra e vetme që po shtyn seriozisht për transferimin e talentit francez.
Vonesa ka shkaktuar njëfarë zhgënjimi te tifozët e Cityt, por brenda klubit ekziston besimi se marrëveshja do të finalizohet së shpejti.
Pas Bouaddit, Manchester City mund të tentojë edhe një lëvizje për Enzo Fernandez.



