Vëllaznimi fiton edhe ndeshjen e dytë
KF Vëllaznimi i Gjakovës ka nisur në mënyrën më të mirë kampionatin në Ligën e Parë të Kosovës, duke regjistruar fitoren e dytë radhazi.
Skuadra gjakovare triumfoi sot në shtëpi ndaj Suharekës me rezultat 2:0, duke vazhduar ecurinë pozitive pas fitores në xhiron e parë.
Me gjashtë pikë të grumbulluara pas dy ndeshjeve, Vëllaznimi renditet në pozitën e dytë të tabelës, me pikë të barabarta me Dinamon e Ferizajt. Megjithatë, skuadra ferizajase kryeson falë golaverazhit më të mirë, me vetëm një gol diferencë.
Gjakovarët tashmë synojnë të vazhdojnë me këtë ritëm edhe në ndeshjet e ardhshme, duke e bërë të qartë se këtë sezon synojnë të jenë ndër skuadrat kryesore për tu futur në Superligën e Kosovës.
Golat për gjakovarët i kanë shënuar; Filip Mishevski / Assist Weseley Honorio, dhe Qemail Elshani nga penalltia.



