Profesor Idriz Vehapi kujton akademikun Dervish Rozhaja në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta

23 gusht 2026 | 19:58

Ish-dekani i Fakultetit të Shkencave Natyrore, profesori Idriz Vehapi, ka kujtuar akademikun dhe ish-rektorin e parë të Universitetit të Prishtinës, Dervish Rozhaja, në 30-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Përmes një postimi, Vehapi ka vlerësuar lart kontributin e akademikut Rozhaja në arsimin dhe shkencën shqiptare, duke theksuar se vepra e tij ka lënë gjurmë të pashlyeshme.

“Sot shënojmë 30-vjetorin e shkuarjes në amshim të ish-rektorit të parë të Universitetit të Prishtinës, Akademikut Dervish Rozhaja.

Vepra e tij e çmuar ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e arsimit dhe shkencës shqiptare.

Për mua, është nder dhe krenari e veçantë që pata fatin të isha student i tij dhe ta njoh nga afër madhështinë e Profesorit tonë. Kujtimi për të do të jetojë përherë. Pushofsh në paqe, Profesor!”, ka shkruar Vehapi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asamblisti i Kuvendit Komunal të Prizrenit nga radhët e PDK-së,…