Frenkie de Jong qëndron te Barcelona
24 gusht 2026
| 14:21
Frenkie de Jong do të vazhdojë të jetë pjesë e Barcelonës, pasi mesfushori holandez pritet të mbetet në “Camp Nou” edhe pas përfundimit të afatit kalimtar.
Sipas raportimeve, Manchester City e kishte konsideruar seriozisht transferimin e De Jongut, por lëndimi i tij ndikoi në ndryshimin e planeve të klubit anglez.
Megjithatë, City më pas ka investuar më shumë se 200 milionë euro në transferimet e Elliot Anderson dhe Ayyoub Bouaddit.
Në anën tjetër, De Jong dëshiron të vazhdojë aventurën te Barcelona, ndërsa edhe klubi katalunas llogarit në shërbimet e tij.



